Ben Blushi: Mes PS dhe Shqipërisë, zgjedh vendin! Statusi i partisë, një makinë që s’ka timon

Shqipëria

Ben Blushi: Mes PS dhe Shqipërisë, zgjedh vendin! Statusi i partisë, një makinë që s’ka timon

Nga: Gjergj Koja Më: 9 mars 2016 Në ora: 15:13

Deputeti Ben Blushi ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm.

Pas kritikave të bëra nga deputetët Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, ligjvënësi socialist Ben Blushi ka sqaruar anëtarët e Asamblesë se kërkesa e tij ka të bëjë vetëm me respektimin e statusit të partisë. Burimet bëjnë të ditur se Blushi në fjalën e tij ka vënë theksin në shkeljet statutore, ndërsa e ka konsideruar të pakuptimtë që PS të zhvillojë zgjedhje për të gjitha forumet, por jo për Kryetarin.

Në këtë kontekst, Blushi e ka krahasuar statutin e partisë me një makinë që i ka të gjitha, përvec timonit. Burimet theksojnë se ligjvënësi socialist i Elbasanit është shprehur se nëse do t’I duhet të zgjedhë mes partisë dhe Shqipërisë, atëherë zgjedhja e tij do të jetë vendi.

Më herët Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherëz edhe Kryeministër, la të nënkuptuar se mund të shkohet edhe drejt përjashtimit të Ben Blushit nga radhët e PS-së. "Nuk ka sesi të bashkëjetojmë normalisht nëse ndahemi edhe për faktet, jo për opinionin", u shpreh Rama në mbledhjen e Asamblesë.

Sipas tij, nuk mundet që një diskutim legjitim për statutin të kthehet në një debat hileqar, madje më fishkëlleni mua sa të doni dhe hallall jua bëj edhe retorikën për njeriun e vetëm që paska frikë të votohet.

“Por nuk mund të kemi fakte të ndryshme mbi qeverisjen, ky është një problem i madh që Shqipëria e ka me Saliun. Por ky problem nuk mund të importohet brenda në PS. Ku e kemi luksin që brenda nesh ta ndihmojmë përbaltjen e Berishës, për çfarë? Që të luftojmë qeverinë tonë sikur është e varfërisë? Për të sulmuar në mënyrë jo solidare dhe as parimore qeverisjen. Ku është parë kjo, ku ndodh kjo, në cilën parti demokratike të planetit? Nuk ka sesi të bashkëjetojmë normalisht nëse ndahemi edhe për faktet, jo për opinionin. Këto i thotë Saliu, nuk ka nevojë t'i dëgjojmë me njëri-tjetrin. Nuk ka demokraci e liri që këtë e lejon, por sigurisht këtë s'mund ta zgjidhim këtu", tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat