Brace i përgjigjet Blushit: Marrëzi të vesh në dyshim mandatin e Kryearit të PS

Shqipëria

Brace i përgjigjet Blushit: Marrëzi të vesh në dyshim mandatin e Kryearit të PS

Më: 10 mars 2016 Në ora: 11:03

Deputeti socialist Erjon Brace i është përgjigjur kolegut të tij Ben Blushi, i cili e konsideroi si një marrëzi propozimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama për organizimin e një referendum brenda partisë në lidhje me zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste. Brace e cilësoi si marrëzi faktin se po vihet në dyshim mandate i Kryetarit që ka fituar dy palë zgjedhje në rreth 2 vite e gjysëm.

“Vetëm tani po lexoj cka thënë jashtë, një deputet që kishte gjithe lirinë të fliste brenda;

Marrëzi, kush është marrëzi?

Marrëzi të kërkoj mocion besimi në anëtarësinë e Partisë, një kryetar partie që ka fituar dy palë zgjedhje në popull në 2 vite e gjysëm?

Mocioni i besimit është legjitim në statutin e PS, është legjitim në Kushtetutë. Atëherë?

Marrëzi është të vesh në dyshim një kryetar partie që fiton zgjedhjet, zotni!!

Këta njerëz po i shpallin luftë logjikës!!

Për këta vlen dhe nuk është marrëzi, thjeshtë, të bërit të tyre cfarë duan, duke nisur nga kryetar i Partisë”, shprehet Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat