Blushi: S’mund t’iu mbyllim dyert emigrantëve

Shqipëria

Blushi: S’mund t’iu mbyllim dyert emigrantëve

Më: 10 mars 2016 Në ora: 14:47

Në fjalën e tij në Parlament, deputeti Ben Blushi ka folur për çështjen e emigrantëve, të cilët flitet gjithmonë e më shumë se do të zgjedhin Shqipërinë si rrugë për të arritur vendet e Evropës veriore.

“Nuk mund t’iu mbyllim dyert emigrantëve. Për shkak se kemi emigruar vetë, nuk mund të jemi diskriminues”, ka thënë Blushi.

Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë thirrje që, “të jemi një vend solidar pa u kthyer në depozitë refugjatësh”.
Reagimi i tij ka ardhur pasi kryeministri Edi Rama njoftoi pak kohë më parë se Shqipëria nuk do t’i hapë kufijtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat