Ngjarja e Bulqizës, Nikolla: Vajza ka dalë nga spitali, mësuesi në Prokurori

Shqipëria

Ngjarja e Bulqizës, Nikolla: Vajza ka dalë nga spitali, mësuesi në Prokurori

Më: 10 mars 2016 Në ora: 19:42

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi sot për ngjarjen e rëndë që ndodhi në shkollën fillore të fshatit Ostren në Bulqizë, ku një mësues u arrestua pasi akuzohet se ka rrahur nxënësit e klasës fillore me drutë e sobës që ndodheshin në klasë.

Nikolla tha nga Zyra Arsimore e Bulqizës, se një prej vajzave e cila u dhuna nga mësuesi ka ndalë nga spitali por ndodhet në gjendje shoku.

“Vajza 9-vjeçare e klasës së tretë ka hematoma në kokë. Prindërit deklaruan se vajza është goditur në kokë me dru. Ajo ka dalë nga spitali, por është në gjendje shoku”, ka thënë Nikolla.

Duke folur për mësuesin dhunues Agim Muça, ministrja deklaroi se ai është dërguar në Prokurori, ndërkohë që theksoi se raste të tilla nuk duhet të përsëriten.

“Çështja e mësuesit është dërguar në Prokurori. Raste të tilla duhet të denoncohen, dhe nuk duhet të ndodhin në asnjë shkollë”, tha Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat