“Shqipëria nuk pret dot dyndje refugjatësh, por jep kontribut”

Shqipëria

“Shqipëria nuk pret dot dyndje refugjatësh, por jep kontribut”

Më: 11 mars 2016 Në ora: 13:20

A do t’i mirëpresë Shqipëria refugjatët? Kjo është pyetja që shtrohet prej ditësh në opinionin shqiptar. Zv.Ministri i Brendshëm Ilir Marko në takimin e gjashtë të PAMECA 4, në kuadër të projektit për konsolidimin e kapaciteteve ligj zbatuese në Shqipëri, tha se ky është momenti për të përfituar nga kolegët perëndimore sesi kanë menaxhuar situata të ngjashme

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konsideruar procesin e menaxhimit të kufijve të integruar një çështje thelbësore të sigurisë së vendit, rajonit të Ballkanit dhe më gjerë.

"Në kushtet aktuale kur prej kohësh kufijtë tanë kërcënohen nga dyndje të pakontrolluara të refugjatëve është konsideruar mjaft imperative përfitimi i eksperiencave më të mira nga kolegët perëndimorë për të administruar me sukses situata të ndryshme krizash në këtë fushë. PAMECA 4 ka ofruar një ndihmë të pakursyer për forcimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës për kontrollin e kufirit, duke dhënë ndihmesë për çështje sensitive si azili dhe emigracioni në përputhje me standardet SHENGEN. Falë kësaj asistence, Shqipëria ka aktualisht të miratuar një bazë ligjore dhe nënligjore moderne, si dhe një seri dokumentesh dhe manualesh strategjikë për çështjet e menaxhimit të kufijve, trajtimit të të huajve, refugjatëve etj”, tha Marko.

Sipas zëvendësministrit, kjo nuk do të thotë që vendi ynë është i gatshëm për të pritur dhe trajtuar dyndje të mëdha refugjatësh, por në varësi të mundësive tona infrastrukturore Shqipëria mund të japë kontributin e saj, të kushtëzuar nga një koordinim i plotë me vendet partnere perëndimore dhe vendimmarrjet politike të institucioneve të Bashkimit Evropian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat