Basha kundër refugjatëve: Qeveria, gati për trafikimin e qenieve njerëzore

Shqipëria

Basha kundër refugjatëve: Qeveria, gati për trafikimin e qenieve njerëzore

Më: 14 mars 2016 Në ora: 08:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi i organizuar nga Partia Popullore Europiane , ka bërë një deklaratë të fortë për krizën e emigrantëve dhe mundësive që ka vendi ynë për ti strehuar ata.

Kryefjalë e këtij takimi është situata në Ballkanin Perëndimor. Referuar krizës së rënduar të refugjatëve, Basha u tregua skeptik për menaxhimin që mund t’i bëjë vendi ynë nëse është nevoja.

“Mundësitë e kësaj qeverie për të menaxhuar krizën e refugjatëve janë shumë të limituara. Së pari, për shkak të situatës së keqe të sundimit të ligjit, e cila është përkeqësuar nga influenca e krimit të organizuar, e cila po bëhet gati për të mobilizuar trafikimin e qenieve njerëzore përtej Adriatikut dhe kjo mund të përkeqësohet akoma më tej nga mundësia e infiltrimit të elementëve terrorist. Prandaj Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të NATO-s”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat