Refugjatët? Rama: Nuk hapim kufijtë të biem në kurth

Shqipëria

Refugjatët? Rama: Nuk hapim kufijtë të biem në kurth

Më: 18 mars 2016 Në ora: 23:04

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se Shqipëria është gati të marrë pjesën e saj sa i takon çështjes së refugjatëve, por “nuk mund të hapim portat dhe të ngecim në kurth”.

Këtë deklaratë kryeministri Rama e bëri gjatë promovimit të librit “Jo vetëm Euro: Demokraci, punë, barazi” të ish kryeministrit italian Massimo D’Alema, në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në kryeministri.

Tema e refugjatëve ishte një nga çështjet kryesore të takimit. “Mënyra se si u administrua kriza ishte kaotike. Ajo që ndodhi në Ballkan ishte një spektakël i trishtueshëm, pasi ishte përcjellje nga një stacion në tjetrin. Refugjatët hynjë në BE (Greqi) dalin në Maqedoni dhe hyjnë sërisht në BE. Nuk ka Zot që i mban në tenda, duan të shkojnë në Gjermani. Numri i refugjatëve nuk është dramë e madhe, por mënyra se si shfaqen refugjatët është problem”, deklaroi Rama.

Ndërsa ish kryeministri italian D’Alema kujtoi se “Italia i qëndroi pranë Shqipërisë në momentet më të vështira, ku mijëra emigrantë shqiptarë iu drejtuan vendit”. “Për shkak të luftës në Kosovë patëm 300 mijë refugjatë. Duhet bashkëpunim për të përballuar krizën e refugjatëve. Europa duhet të kryejë ribashkimin e kontinentit”, tha D’Alema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat