Zbardhen akuzat që rëndojnë mbi Shullazin, ndalohet edhe kushëriri i tij

Shqipëria

Zbardhen akuzat që rëndojnë mbi Shullazin, ndalohet edhe kushëriri i tij

Më: 17 prill 2016 Në ora: 11:40

Një ditë pas shoqërimit në polici të Emiljano Shullazit është arrestuar edhe kushëriri i tij Blerim Shullazi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi një ditë më parë ndalimin e Emiljano Shullazit, i dyshuar për “Pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale”. Ai akuzohet gjithashtu për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv si dhe "Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Shullazi dhe miqtë e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullani kanë kërcënuar disa biznesmenë për dhënie pasurie, si dhe kanë “gjobitur” disa biznese që operojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas muajve të tërë vëzhgimi nga uniformat blu.

Dje ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht para mediave se Shullazi kishte kërcënuar dekanin Mynyr Koni, që të hiqte dore nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.

Shullazi është një emër i njohur për policinë, pasi është shoqëruar edhe disa herë të tjera në komisariat. Në janar 2015 ai u shoqërua pasi i shpëtoi një atentati në Qafë Kashar, ndërkohë që më parë është dënuar dy herë, për “Trafik droge” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat