Seks për një vend pune, flet Shukri Xhelili: Rashë në grackë

Shqipëria

Seks për një vend pune, flet Shukri Xhelili: Rashë në grackë

Më: 13 maj 2016 Në ora: 12:04

Në të parin reagim pas videoskandalit, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili e ka quajtur gjithë sa u pa me zë dhe me figurë, një kurth të ngritur nga kundërshtarët.

Në një komunikim me “Panorama”, pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Halili ka thënë se e gjitha ka qenë kurth.

“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”, ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.

Paraditen e sotme, qeveria vendosi shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të bashkisë Dibër.

Pak më pas, policia u shfaq në derën e Xhelilit dhe e shoqëroi në komisariat, lidhur me një video, ku shfaqej Shukri Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale vajzës 20-vjeçare në këmbim të nënshkrimit të një kontrate pune në bashkinë që ai drejtonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat