Ja 3 akuzat që rëndojnë mbi 56 vjeçarin Shukri Xhelili

Shqipëria

Ja 3 akuzat që rëndojnë mbi 56 vjeçarin Shukri Xhelili

Më: 13 maj 2016 Në ora: 14:29

Policia e Dibrës ka reaguar sot për herë të parë zyrtarisht në lidhje me hetimin e nisur për ish-kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili.
Mbi të rëndojnë tre akuza që janë: “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë”,

“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Peshkopisë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Xhelilin. Sakaq, Prokuroria e Dibrës ka shkuar në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë për të sekuestruar kontratën e punës së 20-vjeçares si dhe praktikën e emërimit të denoncueses.

Njoftimi i Policisë:

Policia Vendore e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Shukri Xhelili, 56 vjeç, lindur dhe banues në Peshkopi, Dibër, deri sot me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, për:

“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë”,

“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 105 , 22, 248 e 259 të Kodit penal.

Procedimi penal nisi pas videos së publikuar, më datë 12.05.2016 ora 21.00, në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat