Si ndikoi në familjen e tij videoskandali, flet kryebashkiaku i shkarkuar

Shqipëria

Si ndikoi në familjen e tij videoskandali, flet kryebashkiaku i shkarkuar

Më: 13 maj 2016 Në ora: 20:16

Një skenar të pastër politik e ka quajtur kryebashkiaku tashmë i shkarkuar i Peshkopisë, Shukri Xhelili video skandalin e bërë publik ku i kërkon favore seksuale një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune në bashki.

“Ende nuk jam prononcuar pasi nuk kam prova. Familja ime, më e bashkuar se kurrë. Miqtë dhe kolegët po më qëndrojnë pranë”, tha Xhelili në një prononcim për News 24.

Teksa u ndal tek deklarata e prefektes së Dibrës, Donika Hysenaj, Xhelili tha se nuk pret që ajo ta lavdërojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat