Arrestohet Shukri Xhelili pas skandalit seksual

Shqipëria

Arrestohet Shukri Xhelili pas skandalit seksual

Më: 17 maj 2016 Në ora: 14:19

Kryetari i komunës së Dibrës në Shqipëri, Shukri Xhelili, është arrestuar të hënën në mbrëmje pas u kap në kamera duke i ofruar një punëtoreje të komunës ngritje në detyrë dhe pagë më të madhe në këmbim të seksit.

Kryetari i komunës së Dibrës në Shqipëri, Shukri Xhelili, është arrestuar të hënën në mbrëmje pas u kap në kamera duke i ofruar një punëtoreje të komunës ngritje në detyrë dhe pagë më të madhe në këmbim të seksit.

Ai u arrestua pasi një televizion lokal javën e kaluar e shfaqi atë duke kërkuar shërbime seksuale nga një punëtore 20 vjeçare e komunës.

Në transmetimin e emisionit hulumtues “Të Paekspozuarit” të TV Ora News, Xhelili qe filmuar nga një kamerë e fshehtë në zyrën e tij në qytetin e Peshkopisë duke kërkuar favore seksuale nga vajza.

Transmetimi i këtij emisioni shkaktoi reagime të gjera dhe ngjallur protesta nga gratë e partisë politike Aleanca Kuqezi përballë ndërtesës së shërbimit kombëtar të punësimit në Tiranë, të dielën.

Xhelili është shkarkuar menjëherë nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ndërsa Gjykata e krimeve të rënda urdhëroi arrestimin e tij për shpërdorim të detyrës.

Kryetari i Dibrës ishte përfaqësues i Partisë Socialiste në qeveri, kurse koalicioni qeveritar është distancuar nga sjelljet e tij dhe kanë kërkuar që ai të shkarkohet menjëherë.

Gruaja e tij, Tefta, ka thënë se do t’i qëndrojë pranë burrit të saj dhe spekuloi se ekspozimi i tij ka qenë i motivuar politikisht.

“Në qendër të sulmit ka qenë komuna e Dibrës e jo familja ime”, tha ajo për Top Channel të hënën.

Kushtetuta e Shqipërisë i jep kryetarit të komunës të drejtën për ankesë brenda 15 ditëve ndaj shkarkimit. Ende nuk është e qartë nëse ai do ta shfrytëzojë këtë të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat