Tahiri raporton te "Siguria": Policia s'ka pajisje përgjimi

Shqipëria

Tahiri raporton te "Siguria": Policia s'ka pajisje përgjimi

Më: 18 maj 2016 Në ora: 14:02

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po raporton në Komisionin parlamentar të Sigurisë mbi çështjen pajisjes, që sipas opozitës ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe përdoret për përgjimin e zyrtarëve të lartë.

Ministri Tahiri mohoi edhe një herë akuzat se Policia e Shtetit ka përdorur një pajisje që përdor telefonat, mesazhet apo komunikimet në rrjetet sociale.

“Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe as mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën e saj, në përpjekjen maksimale për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për t’i dhënë një standard të ri shërbimi e sigurie qytetarit shqiptar. Ajo që kemi trashëguar nga Policia e Shtetit është një varfëri totale qoftë nga pikëpamja kulturore dhe përgatitja e Policisë për të bërë detyrën siç duhet. Pra në kapërcyell të 25 viteve, Policia e Shtetit është në fazën për reformim, por trashëguam mungesën në kapacitete për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër krimit. Ju e dini që bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese. Bota e krimit është jo vetëm më e pasur, por dhe deri dje më e paprekshme dhe për këtë arsye kërkohet që në Policinë e Shtetit të zhvillohen kapacitete të tilla që do kenë rezultate solide”, u shpreh ai.

Sipas Tahirit, “Prokuroria e Tiranës ka një çështje hetimore, kam bindjen që në një kohë normale do kthehjë përgjigje mbi të vërtetën. Jam gati të pres të përgjigjen, jam i qetë dhe i kam vënë në dispozicion nga vetja ime dhe institucione lidhur me hetimin, ju garantoj me përgjegjësinë maksimale që Policia e Shtetit nga dita e parë që jam në detyrë e deri në fund kur të jem nuk ka shkelur e nuk do shkelë ligjin për përgjimet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat