Tahiri: Hetimi ndaj Balilit nisi që në mars, Prokuroria s'firmosi arrestimin

Shqipëria

Tahiri: Hetimi ndaj Balilit nisi që në mars, Prokuroria s'firmosi arrestimin

Më: 20 maj 2016 Në ora: 07:55

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se nuk e njeh Klemend Balilin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke.
I pyetur nëse e njeh personalisht Klemend Balilin, Tahiri është përgjigjur se nuk e ka njohur asnjëherë. “Po ta kisha njohur do ishte më mirë se SHQUPI do të thoshte se u arrestua ortaku i Saimir Tahirit, ndërsa unë do ti thosha bravo policisë”, tha Tahiri në "Opinion".
Ai shton gjithashtu se hetimet ndaj Balilit nisën që në muajin mars, ndërsa thekson edhe njëherë tjetër se Prokuroria nuk autorizoi arrestimin.

Tahiri i mohon akuzat e opozitës se ka njohje me Balilin dhe gjithashtu e cilëson operacionin ndaj këtij të fundit si një shembull ndëshkueshmërie.

A e njihni personalisht Klemend Balilin?
Se kam njohur kurrë. As nuk më ka rënë rasti ta njoh ndonjëherë. As s’kam pasur lidhje.. edhe sikur ta kisha njohur madje do ishte më mirë se SHQUP-i do të thoshte se u arrestua ortaku i Saimir Tahiri. Unë do t’i thoja: bravo policisë!
Kur jeni informuar që një drejtor i lartë i administratës shqiptare ishte nën përgjim nga disa polici të vendeve evropiane për trafik narkotikësh...
Unë jam informuar kur kanë përfunduar hetimet.
Nuk kishit biseduar me kryeministrin se një zyrtar i tillë po ndiqej për narkotrafik?
Unë nuk e dija që ndiqej, s’kam pse ta di dhe unë nuk di kush ndiqet.

A figuronte ky person me precedentë penalë në Sarandë?
Për këtë duhet të pyesni një person që e njeh në Sarandë.

Sepse ishte një drejtor i rëndësishëm në Sarandë… A dini gjë ku është Klemend Balili?
Unë nuk jam punonjës policie

Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda apo Policia?
Unë di që policia ka nisur që në muajin mars një procedim penal…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat