Cilët do të jenë deputetët e PD që do shpëtojnë Reformën në Drejtësi?

Shqipëria

Cilët do të jenë deputetët e PD që do shpëtojnë Reformën në Drejtësi?

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 09:14
Takimi Lulzim Basha dhe Edi Rama

Pas dështimit të marrëveshjes së mundshme për miratimin e Reformës në Drejtësi ku Rama dhe Basha nuk ranë në një mendje për ta miratuar, tani më ka nisur numërimi i votave që duhen për të miratuar projektin Kushtetues. Aktualisht mazhoranca PS-LSI-PDIU kanë në brendësi të tyre 85 deputetë. Partia Socialiste ka në grupin e saj parlamentar 61 deputetë, përfshirë edhe Blendi Klosin si ministër, LSI 19 dhe PDIU 5, numër ky që shkon në 85.

Numrat e tjerë që rrisni avantazhin e mazhorancës në numra janë deputetët e pavarur. Konkretisht Doshi, Ferracaku, Dule dhe Ndoka, që të gjithë këto ish-aleatë të Ramës dhe tani më janë kthyer në armiq. Minimalisht duhen pesë 5 deputetë të Partisë Demokratike, për të votuar projektin kushtetues, por ndoshta mund të duhen edhe më shumë, nëse disa deputetë të lëkundur, nuk bashkojnë votat. Brenda grupit të opozitës ka deputetë të cilët kanë mbajtur që qëndrim neutral për sa i përket relatave me kryetarin e tyre.

I pari është Eduard Selami, i cili shpeshherë është kontaktuar nga ambasadori i SHBA Donald Lu për këtë çështje. Krahas këtij, një deputet tjetër neutral është ish-socialisti Agron Duka i cili tani më ka dal me një parti tjetër. Po në lojë hynë edhe ish-socialisti tjetër, dhe ish-anëtar i kryesisë së PS-së, Kastriot Islami i cili ndonëse ka një histori dashurie me Berishën, mund të luhatet për këtë votim historik. Pas këtyre janë edhe dy emra të fortë brenda PD-së që janë shprehur hapur kësaj linje, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi të cilët kanë kërkuar miratimin e kësaj reforme për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së.

Opozitari i gjashtë vjen sërish nga një parti aleate e Bashës, Dashamir Shehi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat