“Horrat” dhe “killerat” nxehin gjakrat në Kuvend

Shqipëria

“Horrat” dhe “killerat” nxehin gjakrat në Kuvend

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 13:31
Kuvendi i Shqiperise

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Plaoka, i ka kërkuar drejtueses së seancës, Valentina Leskaj, që të mbledhë Byronë për përjashtimin ekryeministrit Rama pas situatës së tensionuar në Kuvend.

“Kërkojmë mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit. A i dëgjuat fjalët e tij? 

Foli për killera e horra dhe deputetët i konsideroi një kope delesh”, ka deklaruar Paloka, i cili më pas ka kërkuar dy minuta pushim. 

Me rifillimin e seancës, Ramaështë përgjigjur duke thënë: “Nëse doni foltoren, mund ta merrni në krahë e ta çoni tek SHQUP-i”. 

“Nëse ju prekeni se unë flas për horra në sistemin e drejtësisë, më vjen shumë keq për ju. 

Nëse drejtësisë i kanë vënë damkën e një organizate kriminale, dhe këtë nuk e them unë, ky është problem i juaj”, deklaroi Rama. 

Gjatë ndërprerjes së parë, nga oborri i selisë së Parlamentit, deputeti i PS, Taulant Balla, ka deklaruar se qëndrimi i PD është i planifikuar nga lidershipi i saj, për të penguar Reformën në Drejtësi. 

“Deputetët e PD janë porositur nga Basha e Berisha, që të shkaktojnë incidente. Plani i dytë i PD është kërkesa për përjashtimin e kryeministrit, me qëllim për të bllokuar reformën”, ka thënë Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat