Balla: Basha-Berisha do të mbajnë deputetët jashtë Kuvendit

Shqipëria

Balla: Basha-Berisha do të mbajnë deputetët jashtë Kuvendit

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 13:44
Taulant Balla

Pas ndërprerjes së seancës parlamentare, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, foli për një skenar të PD-së. Në një dalje për mediet, Balla tha se “opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit për të penguar miratimin e reformës në drejtësi”.

Sipas tij, opozita ishte porositur nga Basha dhe Berisha që të shkaktonin incident gjatë fjalës së Ramës. “Që dje, deputetët e Partisë Demokratike janë porositur nga Berisha dhe Basha, që të shkaktojnë incidente në sallë. Porosia u ishte dhënë që gjatë kohës që kryeministri do të flasë të sulmojnë foltoren e Kuvendit, sepse unë nuk kisha dëgjuar që një deputet që quhet “Lule” konsiderohet fyerje. Ky ishte argumenti. “Tufë me lule” edhe lulet janë gjë e bukur në gjuhën shqipe. Megjithatë po ndaj me ju një informacion që ne dinim. Bëhet fjalë për një përpjekje të dështuar pas asaj shuplake që partnerët strategjikë i dhanë opozitës për sjelljen destruktive për miratimin e reformës në drejtës”, tha Balla.

“Plani i dytë i opozitës pas bllokimit është që do të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e kryeministrit Rama, për thyerje të rregullores së Kuvendit. Do të bojkotojnë Kuvendin me qëllim që të mbajnë deputetët e opozitës jashtë për të bllokuar votimin e reformës në drejtësi”, përfundoi deputeti i PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat