Rrëzohet kërkesa e opozitës për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e opozitës për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 20:35
Edi Rama

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar me 5 vota kundër dhe 2 pro kërkesën e opozitës për përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama nga Kuvendi.

Kërkesa e Partisë Demokratike u bë pas replikave që kreu i qeverisë zhvilloi me deputetë të opozitës gjatë seancës parlamentare të të enjtes së shkuar.

Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edmond Spaho tha se ushtarët e bindur të Ramës nuk përjashtuan Ramën.

"Ushtarët e bindur dikur kanë dënuar deputetët e opozitës sot vendosën që mos ta dënojnë kryeministrin. Në këtë debat, Rama ofendoi me fjalor banal jo vetëm opozitën por edhe gjykatën dhe prokurorinë duke i cilësuar përfaqësuesit e saj, trafikantë, kriminelë, horra, derdimentë, vrasës dhe një mori epitetesh të denja për fjalorin e një kryeministri", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat