Nesër s’ka Kuvend, deputetët drejt Francës për Kombëtaren

Shqipëria

Nesër s’ka Kuvend, deputetët drejt Francës për Kombëtaren

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 16:40
Kuvendi i Shqiperise

Ketë të enjte nuk do të ketë seancë plenare. Kuvendi nuk do të mblidhet për shkak të numrit të pakët të projektligjeve për votim por edhe mungesës së deputetëve që kanë fluturuar drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Zyrtarisht është njoftuar vetëm mos mbledhja e Parlamentit, por burime për “Ora News” sqaruan dy arsyet pse deputetët do ta marrin pushim këtë të enjte. E para lidhet me varfërinë e axhendës parlamentare, pasi aktualisht në komisione  janë në shqyrtim vetëm dy projektligje, ai për dhomat e tregtisë dhe industrisë”,  dhe projektligji për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi”.

E dyta, është mungesa e kuorumit për votimin e projekligjeve, pasi deputetët kanë fluturuar drejt Francës,  për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me ekipin francez këtë mbrëmje në Marsejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat