Pas refuzimit të propozimit ndërkombëtar nga ana e Partisë Demokratike, ambasadorja e bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin është takuar këtë pasdite me kryeministrin Edi Rama.
Zyra e delegacionit të BE-së në Shqipëri reagoi përmes një deklarate zyrtare në lidhje me qëndrimin e Bashës duke shprehur keqardhje. Edhe kryeministri Rama në një konferencë të posacme për mediat i bëri sërish thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha të takoheshin për të diskutuar në lidhje me ngërëin e krijuar për reformën në drejtësi.
Gjatë paradites së sotme, ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ka zhvilluar takime me ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.