Kuvendi, sot në seancë, priten debate për reformën në drejtësi

Shqipëria

Kuvendi, sot në seancë, priten debate për reformën në drejtësi

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:46
Kuvendi i Shqiperisë

Kuvendi mblidhet sot paradite në seancë plenare, ku pritet të ketë diskutime dhe debate lidhur me reformën në drejtësi, ndonëse një çështje e tillë nuk është në rendin e ditës. Sipas rendit të ditës, deputetët do të diskutojnë dhe votojnë për disa ndryshime e shtesa në ligjin “Për programet sociale të strehimit” dhe ligjin “Për të huajt”.

Gjithashtu, do të diskutohet edhe ratifikimi i Marrëveshjes së Parisit, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat