“Washintgon Post”: Opozita kundër rolit të SHBA-ve e BE-së në “Vetting”

Shqipëria

“Washintgon Post”: Opozita kundër rolit të SHBA-ve e BE-së në “Vetting”

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 11:48
Rama, Meta, Basha

Prestigjozja amerikane “Washintgon Post” i ka kushtuar një artikull procesit të dakordësisë për reformën në drejtësi.

Gazeta shkruan se demokratët kërkojnë t’u japin fuqi partive politike sa i takon emërimeve në gjyqësor, ndërkohë që socialistët në qeveri nuk e dëshirojnë një gjë të tillë.

“Washington Post” thekson se PS-ja nuk ka votat e duhura për të votuar reformën dhe ka nevojë për mbështetje, të së paku disa deputetëve të opozitës në Kuvend. “Demokratët kanë hezituar vazhdimisht ta kalojnë draftin, duke kontestuar çështje të ndryshme dhe SHBA-ja e ka akuzuar hapur liderin e tyre Lulzim Basha për mungesë bashkëpunimi”, vijon artikulli.

Më tej gazeta shkruan se: “Nëse reforma dështon të votohet mund të fundosë qeverinë, duke zvarritur çështjen dhe duke u bërë shkak për zgjedhje të reja. Në fund, dështimi do të përkthehet në një ‘jo’ sa i takon bisedimeve për anëtarësimin në BE këtë vit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat