Majko: Nëse shkelet sovraniteti nuk e votoj reformën në drejtësi

Shqipëria

Majko: Nëse shkelet sovraniteti nuk e votoj reformën në drejtësi

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:41
Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka theksuar në fjalimin e tij në Kuvend së ai nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se shkelet sovraniteti i vendit.

Majko deklaroi se “nëse do të këtë një pikë që prek sovranitetin e Shqipërisë unë nuk rri më një minutë deputet në këtë Parlament. Kam përshtypjen si disa të tjerë kam dhënë prova se di ta mbrojë sovranitetin e Shqipërisë. Ajo që po bëjmë është të bëjmë një reformë që do të qërojë ata gjyqtarë dhe prokurorë që i nxijnë faqen Shqipërisë. Nëse ndërkombëtarët do të vendosin gjyqtarët dhe prokurorët unë nuk qëndroj më deputet”, tha Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat