Rikthehen vranësirat dhe reshjet

Shqipëria

Rikthehen vranësirat dhe reshjet

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 07:08
Ditë me shi

Dita e sotme të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira dhe shira do të jetë moti në zonat malore.

Më të theksuara shirat do të jenë në veri – verilindje të territorit. Mesdita do të sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira pothuajse në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Herë pas here do të ketë rrebeshe.

Edhe gjatë natës situata e motit do të jetë e paqëndrueshme ku  do të shoqërohet me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat