Incident i rëndë në Presidencë/ Bushati futet me forcë dhe dhunon punonjësin e Gardës

Shqipëria

Incident i rëndë në Presidencë/ Bushati futet me forcë dhe dhunon punonjësin e Gardës

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 15:24
Bujar Nishani

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen në sotme në Presidencë, gjatë pritjes që kreu i shtetit Bujar Nishani kishte planifikuar me ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë.

Nëpër media u raportua se Presidenti Nishani kishte anuluar për shkaqe të panjohura takimin me ambasadorët. SYRI.net ka mundur të mësojë se mbledhja u anulua për shkak të një veprimi të pahijshëm nga ana e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Burimet sqarojnë se gjatë kohës që Presidenti kishte planifikuar pritjen me ambasadorët shqiptarë, ministri Bushati tentoi që të shkonte me forcë.

Së bashku me drejtues të tjerë të Ministrisë së Jashtme, të cilët nuk kishin marrë ftesë për të qenë të pranishëm, Bushati dhe vartës të tjerë të tij dhunuan punonjësit e Gardës, duke shkelur rëndë protokollin dhe duke kërkuar që të hynin me forcë në Presidencë.

Lidhur me këtë situatë që ndodhi, Presidenti i vendit Bujar Nishani u detyrua që të anulonte takimin e planifikuar me ambasadorët, për shkak të incidentit të rëndë me ministrin e Jashtëm. Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadorët patën takime edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat