PD prezanton ndryshimet e reja për “Drejtësinë”, hapat që do ndiqen (Dokument)

Shqipëria

PD prezanton ndryshimet e reja për “Drejtësinë”, hapat që do ndiqen (Dokument)

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:16
Oerd Bylykbashi

Partia Demokratike prezantoi sot propozimin e saj më të ri për reformën në drejtësi, që në gjykimin e saj zgjidh plotësisht përzgjedhjen e 12 anëtarëve të komisionerëve të procesit vetingut.

Deputeti Oerd Bylykbashi foli për disa hapa që do të ndiqen për emërimin e 12 komisionerëve të Vetingut, ku 6 do të jenë nga mazhoranca dhe 6 nga opozita.

Bylykbashi tha se hapi i parë është shpallja e Vakancave që do të bëhet nga Presidenti ose Avokati i Popullit. Më pas është vlerësimi i kandidatëve që do të bëhet nga 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Hapi i tretë ka të bëjë me ata që kanë pakënaqësi nga përzgjedhja, ku jepet mundësia edhe për ankimim. Ndërsa hapi i fundit është përzgjedhja e kandidatëve nga Kuvendit. Votimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat