Bregu: Rama po provokon opozitën, qëndrimi ynë s’mund të jetë kaq pasiv

Shqipëria

Bregu: Rama po provokon opozitën, qëndrimi ynë s’mund të jetë kaq pasiv

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 22:45
Majlinda Bregu

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu mendon se kryeministri Edi Rama po tallet me shqiptarët dhe se propozimi i tij i ri për opozitën në lidhje me reformën në drejtësi është një provokim ekstrem.

"Une mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptaret!

Propozimi i tij i “ri” dje eshte nje provokim ekstrem ndaj opozites dhe qendrimi yne s’mund te jete kaq pasiv.

Ne s’mund te vazhdojme te kerkojme konsensusin e Edi Rames nderkohe qe SHBA permes ambasadorit Lu na thote: propozimi eshte i papranueshem.

Ne s’mund te lejojme qe kjo tallje e re e Kryeministrit te vazhdoje si avaz i ri i kenges te vjeter, nderkohe qe edhe me i durueshmi nga te gjithe ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me te gjithe dhe refuzues ndaj talljes se Edi Rames!

Ne keto kushte, ne duhet ta sfidojme Kryeministrin me nje propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA.

Pastaj te shohim se per sa presje do nxjerre bishta njeriu qe po fiton padrejtesisht kredon si i perveluar per reformen ne drejtesi!

Me kete rast shpetojme nga “murosja” edhe dy kreret e Partive dhe shpetojme edhe ne nga nje legjende e re Rozafe brenda mureve te Pallatit te Kongreseve…", shkruan Bergu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat