Letra e Ramës, Basha: Reforma në drejtësi kërkon seriozitet, të fillojmë negociatat

Shqipëria

Letra e Ramës, Basha: Reforma në drejtësi kërkon seriozitet, të fillojmë negociatat

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:32
Lulzim Basha

Pas letrës së hapur që kryeministri Edi Rama i dërgoi liderit të opozitës Lulzim Bashës, ku bënte thirrje të gjenin gjuhën e përbashkët për të miratuar reformën në drejtës, ka reaguar kreu i opozitës.

Basha shkruan në profilin tij në Facebook se Reforma ne drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike.

Statusi i plotë:

Zoti Rama,  Leri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma ne drejtesi kerkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi yne bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias te cilat PD dhe PS i kane pranuar si udherrefyesin e vetem. Autorizo negociatoret e PS ti rikthehen negociatave per zgjidhje. Negociatoret e PD jane, sic e dini, te gatshem qe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat