Basha i përgjigjet Ramës: Mos u kap pas preteksteve e alibive

Shqipëria

Basha i përgjigjet Ramës: Mos u kap pas preteksteve e alibive

Nga: Albulenë Muji Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:15
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në Facebook i është përgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për takimin për të gjetur konsensus për reformën në drejtësi.

Basha ka thënë se Partia Demokratike ka dëshmuar se kjo çështje kërkon konsensus e vullnet.

“Debat? Ne cdo ore, ne cdo dite qe te deshirosh! Per taksat e larta, per arsimin dhe shendetesine ne dite te zeza, per ekonomine ne agoni, per varferimin dhe shpunesimin e shqiptareve, per pasigurine dhe pushtetin e bandave, per korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe per drejtesine, por sidomos per rruget e daljes nga kriza, qe PD i ka te hedhura ne alternativen e saj per cdo fushe. 
Por Drejtesia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo ceshtje kerkon konsensus e vullnet. Une dhe Partia Demokratike i kemi deshmuar te dyja keto cilesi e virtyte qe diten e pare, cilesi e virtyte qe kane munguar rendshem ne anen tuaj. 
Une nuk besoj se ju keni ndonje mandat per te folur ne emer te SHBA e BE, keto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e pergjegjesine per tu bere pjese e zgjidhjes. 
Edhe nje here, cakto negociatoret, jepu plotfuqine te negociojne zgjidhjen. 
Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me te gjere e me te fuqishem te nderkombetareve ne procesin e vettingut, duke ju permbajtur Venecias. 
Pergjegjesite e tjera ju takojne shqiptareve dhe perfaqesusit e tyre legjitime duhet ta cojne ne fund e ta realizojne reformen ne drejtësi”, ka shkruar Basha në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat