PD: Nesër fakte për lidhjen e njerëzve të Tahirit me grabitjen në Rinas

Shqipëria

PD: Nesër fakte për lidhjen e njerëzve të Tahirit me grabitjen në Rinas

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 15:51
Alban Zeneli

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, se njerëzit e tij kanë lidhje me grabitjen e armatosur në Rinas.

Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Alban Zeneli, tha se grabitja e miliona eurove dhe tronditja që kjo ngjarje shkaktoi në mbarë opinionin publik, u shoqërua nga përpjekjet e Ramës dhe Tahirit për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.

Sipas tij, edhe sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori.

Partia Demokratike paralajmëroi se do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që sipas tyre, do të vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerëzve të Saimir Tahirit në polici në grabitjen e Rinasit.

"Prova që dëshmojnë dhe një herë, inkrimimin tronditës që ka ndodhur në policinë e shtetit me Ramës e Tahirin në këto 3 vite. Nesër, prova e fakte, foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në graditjen më të rëndë të këtyre viteve në Shqipëri".?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat