Reforma në drejtësi, çfarë do t’i sjell sot skenës politike

Shqipëria

Reforma në drejtësi, çfarë do t’i sjell sot skenës politike

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 07:54
Edi Rama dhe Ilir Meta

Sot pritet të mbahet takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, me dy liderët kryesorë në vend dhe dy ambasadorët, të SHBA-së dhe BE-së.

Sipas tij duhet që të gjendet sa më shpejt marrëveshja për të miratimin e Reformës në Drejtësi, por për këtë nuk mjafton vetëm mbyllja në një dhomë e Ramës me Bashën (siç ambasadori Lu u shpreh), por të gjithë, Rama, Meta, Basha, Vlahutin e Lu.

Takimi vjen me arsyetimin për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. 

Në rast të mos suksesit të takimit dhe dështimit të gjetjes së zgjidhjes urgjente, kreut i LSI-së, Meta ka thënë se do të mund të shihet edhe zgjidhja përmes një Qeverie Teknike.

Kjo si duket ka bërë që mbrëmë vonë, shefi i PS-së, njëherit shef i Qeverisë shqiptare, Edi Rama të mbledh në Durrës ministrat e partisë së tij bashkë më udhëheqësit e partisë, për të diskutuar situatën e re. 

Çfarë do të ndodh sot mbetet të shihet, megjithatë analistët nga Shqipëria paralajmërojnë për një tensionim të situatës politike në vend, që me gjasa do të sjell një kombinim të ri qeverisës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat