Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-ministrin Spiro Ksera

Shqipëria

Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-ministrin Spiro Ksera

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 11:35
Spiro Ksera

Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vjet burg për ish-ministrin Spiro Ksera. Kjo ishte pretenca e dhënë sot nga prokuroria e cila e akuzon ish-ministrin për “shpërdorim fondesh”.

Por pas kërkesës për gjykim të shkurtuar, Kserës i ulet 1/3 e dënimit, nëse ish-ministri dënohet nga gjykata.

Organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu 1 vit e 6 muaj burg për dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces, por dënimi i tyre do të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës së tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh.

Sipas prokurorisë nëpërmjet montazhit të videove dhe fotove këta zyrtarë i kanë deklaruar si të kryera këto aktivitete të cilat nuk janë zhvilluar asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat