"Drejtësia", ambasadorët vënë në lëvizje politikën shqiptare, ja ç'po ndodh me LSI, PS dhe PD-në

Shqipëria

"Drejtësia", ambasadorët vënë në lëvizje politikën shqiptare, ja ç'po ndodh me LSI, PS dhe PD-në

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:05
Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha

Pas takimit që ka mbajtur këtë mëngjes me ambasadorët e SHBA dhe BE si dhe eurodeputetin Fleckenstein, kreu i LSI-së Ilir Meta ka mbledhur në kryesinë e Kuvendit ministrat në kabinetin qeveritar që vijnë nga partia e tij.

Në mbledhje janë të pranishëm, Ylli Manjani ministër i Drejtësisë, Edmond Panariti i Bujqësisë, Edmond Haxhinasto i Transporteve dhe Klajda Gjosha e Integrimit Evropian. Ndërkohë, po kaq intensive paraqitet situata edhe për Partinë Socialiste. 

Pas takimit që edhe kreu i qeverisë Edi Rama mbajti me Donald Lu, Romana Vlahutin dhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në orën 13:00 Rama do të mbledhë grupin parlamentar për të diskutuar edhe një herë mbi qëndrimin e tyre për reformën në drejtësi. 

Ambasadorët kanë takuar edhe liderin e opozitës Lulzim Basha, ndaj pritet të mësohet lëvizja e radhës që do të vijë nga selia blu. 

Meta bëri një deklaratë të fortë dje kur foli për krijimin e një qeverie teknike ekspertësh dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend pas reformës në drejtësi. 

Po ashtu ai kërkoi një takim gjithëpërfshirës mes tij, Bashës, Ramës dhe ambasadorëve e pritet të mësohet nëse palët kanë shprehur dakordësi për ketë tryezë të përbashkët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat