Ministri i Ramës kundër qeverisë teknike: Nuk është zgjidhje!

Shqipëria

Ministri i Ramës kundër qeverisë teknike: Nuk është zgjidhje!

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:54
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e sheh të nevojshme krijimin e qeverisë teknike, duke dalë kështu kundër deklaratës së fortë që kreu i LSI-së Ilir Meta bëri gjatë ditës së djeshme.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Metës për qeveri teknike ekspertësh dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme pas reformës në drejtësi, Ahmetaj tha se “qeveria po vazhdon punën e saj dhe se qeveria e ekspertëve nuk është zgjidhja e duhur". 

“Qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses”, u shpreh ai.

I vetmi që ka dalë në mbështetje të qëndrimit të Metës deri më tani është kreu demokrat Lulzim Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat