Meta ia del të ulë palët: Në katër nis takimi

Shqipëria

Meta ia del të ulë palët: Në katër nis takimi

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 13:36
Ilustrim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta duket se ia ka dalë të ulët palët në takim për të gjetur një zgjidhje për reformën në drejtësi.

Në orën katër pritet të nisë takimi mes krerëve të politikës.

Në takim do jenë Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe dy diplomatët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Për ndërkombëtarët e enjtja është dita e së vërtetës ku do të mësojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga eurodeputeti Knut Fleckenstein në fund të tre takimeve, fillimisht me Edi Ramën, më pas me Ilir Metën e në fund me Lulzim Bashën, ku ishte i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Po vjen ora e së vërtetës dhe ne duam të shohim se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi”, tha ai.

Eurodeputeti tha se drafti që ndodhet në tryezë, e që në seancën e së enjtes do të hidhet për votim, është i pranuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj pret që Kuvendi ta votojë atë.

“Shpresojmë në një vot pro reformës dhe do të donim që liderët të gjenin një kompromis, qoftë edhe të minutës së fundit”, tha Fleckenstein duke sqaruar se mbështet përpjekjet e kryeparlamentarit Meta për konsensus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat