Afera 50 mijë euro/ Gjyqtarja Andrea kthehet nga Italia pa bashkëshortin

Shqipëria

Afera 50 mijë euro/ Gjyqtarja Andrea kthehet nga Italia pa bashkëshortin

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 14:39
Majlinda Andrea

Kthehet pa burrin gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, pezulluar nga detyra me akuzën e përfshirjes në aferën 50 mijë euroshe.

Andrea është kthyer ashtu si edhe u largua nga Shqipëria, vetëm pak para se ndaj saj të vendosej pezullimi, përmes portit të Durrësit. Kthehet pa burrin gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, pezulluar nga detyra me akuzën e përfshirjes në aferën 50 mijë euroshe, shkruan Panorama.al.

Andrea është kthyer ashtu si edhe u largua nga Shqipëria, vetëm pak para se ndaj saj të vendosej pezullimi, përmes portit të Durrësit. Ka dyshime se gjyqtarja Andrea të jetë lajmëruar nga persona brenda Gjykatës së Lartë, apo kolegë të saj aty, për vendimin që do të merrej me vone.

Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, vetëm pak orë para se të bëhej masa e sigurisë në Gjykatën e Lartë, ajo u largua nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, dhe dy fëmijët. Edhe nga verifikimi në sistemin TIMS rezultoi që ata kanë kaluar jashtë kufijve të vendit të premten në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat