Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord atëherë të pyeten qytetarët

Shqipëria

Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord atëherë të pyeten qytetarët

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 15:05
Knut Fleckenstein

Raportuesi i Parlamentit Evropiani Knut Fleckenstein këmbënguli në votimin e reformës në drejtësi të enjten e 21 korrikut.

Në një konferencë për median pas takimeve të ndara që zhvilloi me tre liderët kryesore të politikës shqiptare Flecekstein këmbënguli mbi gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët mbi bazën e propozimit hibrid të pranuar edhe nga SHBA, BE dhe kancelarja gjermane Angela  Merkel.

  “Ne vërtet presim që Kuvendi të votojë për këtë reformë të enjten. Ne, dhe, kur the ne nuk e kam fjalën për një parti por të gjithë Parlamenti Evropian, shpresojmë se do të ketë një votë Pro për reformën. Ka ardhur koha për të vërtetën dhe unë dëshiroj kush është pro dhe kush është kundër saj. Nëse ka mbetur një gjë e vogël dhe politikanët nuk bien dakord me njëri- tjetrin atëherë duhet të pyeten qytetarët. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshim ligji. Nëse zbatimi bëhet i kësaj reforme bëhet siç duhet për Shqipërinë do të ketë një ndryshim cilësor dhe shpresoj që ky ndryshim të nisë të enjten”, tha Fleckenstein.

 

 

Edhe pse optimist për nga natyra, eurodeputeti u duk tepër skeptik. I pyetur nëse ka marrë garanci nga takimet e sotme eurodeputeti tha  Jo.

 

“Nuk kam marrë asnjë garanci sot nga takimet. Përshtypja që mu krijua është se ka vullnet të mirë për të gjetur një kompromis të minutës së fundit për këtë çështje të vetme dhe të vogël që ka mbetur. Nëse e besoj ose do e shikojmë të enjten.  Së dyti e dëgjova me kujdes kreun e kuvendit dhe vlerësoj shumë dëshirën e tij të gjendet një kompromis i minutës së fundit, të bashkohen të gjithë palët të bisedojnë”, tha eurodeputeti.

 

Ai tha se mbështesin plotësisht kryetarin e parlamentit në përpjekjet e tij të fundit për të arritur të ketë diskutime për të gjetur një zgjidhje, gjithmonë mbi bazën e propozimit hibrid.

 

“Propozimi që kemi në tryezë është i pranueshëm nga pjesa më e madhe e parlamentit, është e pranueshme për misioni i BE dhe ambasada e SHBA-së, DASH, Bruksel, Merkel dhe shumë krerë të shteteve anëtare të BE-së. Por natyrisht ndoshta të gjithë këta e kanë gabim, por le të shikojmë se çfarë do të sjellin diskutimet e pasdites sot”, tha Fleckenstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat