Takimi i shumëpritur Meta-Rama-Basha. Lu e Vlahutin s’marrin pjesë

Shqipëria

Takimi i shumëpritur Meta-Rama-Basha. Lu e Vlahutin s’marrin pjesë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 17:11
Kuvendi i Shqipërisë

(E plotesuar) Në Kryesinë e Kuvendit ka nisur diskutimi i shumëpritur mes kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha për reformën në drejtësi.

 Në takimin e thirrur nga Ilir Meta nuk marrin pjesë ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

I pari që ka mbërritur ka qenë kryeparlamentari Ilir Meta, i cili  është i shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili. Ndërsa kryeministri Rama mësohet se ka qenë i vetëm në takim dhe nuk është shoqëruar nga asnjë deputet.

Në selinë e Kuvendit ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Nis takimi për Reformën, Rama e Basha në Kuvend te zyra e Metës

Takimi i palëve i paralajmëruar për në orën 16:00 në selinë e Kuvendit ka nisur.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Kryesinmë e Kuvendit duke u futur nga hyrja e pasme me automjetin e tij. Menjëherë pas tij është parrë të mbërrijë në Kryesi edhe kryetari i PD-së, Lulzim basha që ka hyrë nga dera kryesore përballë kryeministrisë.

Burime nga Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë të ditur se, kreu Ilir Meta i ka pritur palët në orarin e caktuar.

Në Kryesinë e Kuvendit janë parë edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por nuk duhet nëse ata do të jenë pjesë e takimit ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat