Gjykata e larta la në burg dy nga tre të dyshuarit për korrupsion

Shqipëria

Gjykata e larta la në burg dy nga tre të dyshuarit për korrupsion

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 22:36
Ilustrim

Gjykata e Lartë la në burg dy nga 3 të dyshuarit për korrupsion ndaj gjyqtares Majlinda Andrea, shtetasit Petraq Dashi dhe Ilia Çabiri, ndërkohë që shtetasen Eleni Lino e dërgoi në arrest shtëpiak.

Lehtësimi i masës së sigurisë për këtë të fundit u dha, sipas burimeve pranë gjykatës, për shkak të moshës së gruas dhe gjendjes së saj shëndetësore, si edhe faktit që vetë prokurori i çështjes, Arben Kraja pohoi se për të lehtësimin e masës ia linte në dorë gjykatës. 


Ndërkohë, për shkak se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea është kthyer në Shqipëri mëngjesin e së hënës përmes portit të Durrësit, prokurorët deklaruan se pritet që ajo të thirret për t’u pyetur. 
Nga ana tjetër vijon të jetë në kërkim bashkëshorti i gjyqtares së pezulluar tashmë nga detyra, Odhise Andrea, ndaj të cilit është dhënë masa e sigurisë në mungesë “arrest me burg”. 


Prokuroria thotë se Odhise Andrea shfaqet gjatë vëzhgimit teksa merr 50 mijë euro në një lokal, shumë e cila është paguar për të dhënë një verdikt në favor të të interesuarve.


Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme rezultoi se gjyqtarja Andrea ishte në trupën gjyqësore që shqyrtoi çështjen me objekt padi “njohje pronësie” të 40 hektarëve truall në Butrint.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat