Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 08:22
Moti

Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore-verilindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme zonat malore përgjatë kufirit Lindor. 

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat