Meta pas takimit me Bashën: Jemi shumë pranë marrëveshjes

Shqipëria

Meta pas takimit me Bashën: Jemi shumë pranë marrëveshjes

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:29
Ilir Meta

(E plotësuar) - Pas takimit me Bashën, Kryeparlamentari Meta tha se palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe shprehu besimin se reforma do të miratohet. Ai tha se e vetmja mënyrë për ta miratuar këtë reformë është nëpërmjet konsensusit.

“Ka vetëm një plan, as plan B as C. Plani është që kjo reformë të miratohet me konsensus, sipas Venecias. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falenderoj të dyja palët, Ramën dhe Bashën, pasi mendoj se kanë qenë mjaft konstruktiv pavarësisht retorikave dhe janë të angazhuar për miratimin e saj sipas Venecias. Falenderoj ekspertët që u vendosën dje për të vazhduar diskutimet. Dua të siguroj se të enjtën, në orën 10:00, Kuvendi do të fillojë me këtë çështje madhore. Dhe dua të siguroj Washingtonin zyrtar dhe Brukselin se pavarësisht retorikave, Shqipëria do të hedhë një hap madhor në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, vetëm nëpërmjet konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk luftohet korrupsioni me krim të organizuar. Të enjten, Kuvendi nis në orën 10:00 dhe nuk do të mbarojë derisa të miratohet kjo reformë”.

**************************************************************

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot se reforma në drejtësi do të miratohet në datën 21 korrik, sipas Komisionit të Venecias dhe se ajo do të duartrokitet nga SHBA dhe BE.

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihet dhe drafti do të miratohet në parim dhe nen për nen.

“Reforma në Drejtësi do të votohet. Mos mendoni se nuk ka as plan B e as plan C. Plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë dhe Komisionari Hahn sot. Jemi pranë marrëveshjes. Dua të falënderojë dhe Bashën dhe Ramën. Ata kanë qenë mjaft konstruktiv. Besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e reformës me konsensus. Falënderoj ekspertët që vendosën dje të vijojnë bashkëbisedimet me misionet ndërkombëtare”, deklaroi Meta.

Qeveria teknike dhe reforma, Ilir Meta takon Lulzim Bashën

Reforma në drejtësi dhe fati i qeverisë pas 21 korrikut bashkoi edhe njëherë Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Të dy u takuan në Hotel Rogner, një ditë pasi vendosën që negociatorët të bisedojnë për reformën në drejtësi. Por një natë më parë, Kreu i LSI, Ilir Meta tha se nuk ka biseduar me Lulzim Bashën për idenë e tij se vendit i duhet një qeveri teknike që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në takim, Meta shoqërohet nga Petrit Vasili, ndërsa Basha shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat