Meta pas takimit me Bashën: Jemi shumë pranë marrëveshjes

Shqipëria

Meta pas takimit me Bashën: Jemi shumë pranë marrëveshjes

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 13:26
Kryeparlamentari Meta

Pas takimit me Bashën, Kryeparlamentari Meta tha se palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe shprehu besimin se reforma do të miratohet. Ai tha se e vetmja mënyrë për ta miratuar këtë reformë është nëpërmjet konsensusit.
“Ka vetëm një plan, as plan B as C. Plani është që kjo reformë të miratohet me konsensus, sipas Venecias. Jemi shumë pranë marrëveshjes. Falenderoj të dyja palët, Ramën dhe Bashën, pasi mendoj se kanë qenë mjaft konstruktiv pavarësisht retorikave dhe janë të angazhuar për miratimin e saj sipas Venecias. Falenderoj ekspertët që u vendosën dje për të vazhduar diskutimet. Dua të siguroj se të enjtën, në orën 10:00, Kuvendi do të fillojë me këtë çështje madhore. Dhe dua të siguroj Washingtonin zyrtar dhe Brukselin se pavarësisht retorikave, Shqipëria do të hedhë një hap madhor në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, vetëm nëpërmjet konsensusit dhe sipas Venecias. Nuk luftohet korrupsioni me krim të organizuar. Të enjten, Kuvendi nis në orën 10:00 dhe nuk do të mbarojë derisa të miratohet kjo reformë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat