Manjani: Nuk ka pengesa për reformën, të vijojmë me atë që lamë në mes mbrëmë

Shqipëria

Manjani: Nuk ka pengesa për reformën, të vijojmë me atë që lamë në mes mbrëmë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:35
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëkohësisht negociator i LSI-së lidhur me reformën në drejtësi, shprehet se nuk ka asnjë pengesë për arritjen e konsensusit. Menjëherë pas deklaratës së kreut të PD-së, Basha, lidhur me negociatat e djeshme mes palëve dhe pengesave që dolën, Manjani ka reaguar duke shprehur gatishmërinë për të vijuar bisedimet.

“Konfirmoj plotësisht kronologjinë e zhvillimeve në takimin e grupit negociator që përshkroi kryetari i PD-së, Basha. Teknikisht nuk ka asnjë pengesë për zgjidhjen e ngërçit për dy çështjet e mbetura. Po pres të mblidhemi përsëri sot për të vazhduar takimin e lënë në mes mbrëmë. Po pres në Kryesinë e Kuvendit”, shprehet Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat