Rama: Ne s’kemi hall, kanë ata që i frikësohen drejtësisë

Shqipëria

Rama: Ne s’kemi hall, kanë ata që i frikësohen drejtësisë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 22:22
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me banorët në Shijak, ku janë shpërndarë certifikata të legalizimit, u përshëndet nga një zonjë, duke i thënë se kanë hall të madh, por Rama ia kthejë se ata janë në rregull dhe se hallin e kanë ata që kanë frikë nga drejtësia.

Njëra nga banorët e cili ishte përfituese e certifikatës së legalizimitm, derisa falënderoi kryeministrin Rama për pjesëmarrjen me gjithë atë hall të madh që vërtetë i ka rënë kësaj qeverie.

 “Jo, hallin e kanë të tjetër, ne jemi në rregull. Çfarë halli kemi ne? Hallin e kanë ata që kane frikë nga drejtësia,” – u shpreh Kryeministri. Ndërsa, siguroi se qeveria po mban dhe do vazhdojë të përmbushë premtimet e saj, kundrejt votës që qytetarët i besuan kësaj qeveri në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat