Ranieri e konfirmon të ardhmen e Mahrez

Futboll

Ranieri e konfirmon të ardhmen e Mahrez

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 23:48
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez dëshiron të qëndrojë në Leicester City.

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka njoftuar se Riyad Mahrez do të qëndrojë në “King Power Stadium”.

Reprezentuesi algjerian ishte i lidhur me një largim nga kampioni i Premierligës, me klube si Manchester City, Chelsea dhe Barcelona të interesuara për të.

“Të gjithë janë këtu, janë të lumtur dhe puna e transferimeve ka mbaruar. Mahrez dëshiron të qëndrojë”, konfirmoi trajneri italian për Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat