Bushati: Reforma, çështje sigurie dhe model për vendet e rajonit

Shqipëria

Bushati: Reforma, çështje sigurie dhe model për vendet e rajonit

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 00:00
Ditmir Bushati

Për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, interesi dhe investimi i ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi është mëse legjitim.

“Po flasim për një reformë, e cila ka një ndikim të drejtpërdrejtë, jo thjesht mbi demokracinë dhe prosperitetin e vendit, por edhe mbi çështjet e sigurisë. Shqipëria është një vend anëtar në NATO, është një ndër vendet më të rëndësishme në rajon. Investimi është bërë për të projektuar sa më shumë stabilitet demokratik dhe për të rrezatuar sa më shumë në këtë drejtim. Kështu i kam lexuar unë personalisht edhe deklarimet e homologut tim gjerman, Steinmeier, sipas të cilit kjo reformë mund të shërbejë si model edhe për vendet e tjera të rajonit, që përballen pak a shumë me të njëjtat sfida”, tha Bushati.

I pyetur nëse ka faktorë që nuk e duan reformën, ministri Bushati ka listuar disa. 

“Janë ata faktorë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar, me korrupsionin, me një lloj kulture të çimentuar të koorporatës, të cilën ne e kemi parë gjithë këto vite, sidomos në sistemin e drejtësisë. Ka një lajm shumë pozitiv në gjithë këtë proces, që për herë të parë edhe në sipërfaqe janë shfaqur aktorë, të cilët duket se kanë frikë nga ligji”, tha më tej Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat