Nuland: Shqipërisë i duhet reforma në drejtësi

Shqipëria

Nuland: Shqipërisë i duhet reforma në drejtësi

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 10:46
Victoria Nuland

Diplomatja amerikane, Victoria  Nuland u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve që të votojnë propozimin hibrid për reformën.

Ajo u ka kërkuar të gjitha palëve politike në Shqipëri që të gjejnë sa më shpejtë zgjidhjen dhe të votojnë nesër propozimin e mbështetur prej saj për reformën në drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht kemi qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Shqipërisë i duhet kjo reformë. U bëj thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që unë përkraha gjatë vizitës sime. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 për qind e shqiptarëve“, ka thënë Nuland. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat