Pyjet e tre fshatrave në Sarandë përfshihen nga flakët

Shqipëria

Pyjet e tre fshatrave në Sarandë përfshihen nga flakët

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 13:00
Pamje nga pyjet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa pyje në Sarandë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se zjarri ka filluar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotme dhe nuk dihet shkaku.

Nga rënia e zjarri janë djegur deri tani rreth 80 HA sipërfaqe tokë, ndërsa rrezikohen edhe 3 fshatra Cerkovica, Shendreu dhe Leshnica. Forca të shumta zjarrëfikëse nga Saranda dhe Delvina janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Në këtë operacion janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura në fshatrat Dhiver, Shëndre, Kullarat dhe Cerkovicë të Bashkisë Finiq.

Në njoftim thuhet se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të operacionit është ngritur një helikopter Cougar i Forcës Ajrore.

Forcat e Armatosura kanë angazhuar gjithashtu edhe efektivët e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale të Gjirokastrës, të cilët kanë ndihmuar në mospërhapjen e flakëve.

Zjarri ka djegur sipërfaqe pylli, shkurresh dhe kullotash, por nuk rrezikon banesat e fshatrave Dhiver, Shëndre, Kullarat dhe Cerkovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat