Komisioneri Hahn: Votimi i reformës në drejtësi nga PD-ja, lajm inkurajues

Shqipëria

Komisioneri Hahn: Votimi i reformës në drejtësi nga PD-ja, lajm inkurajues

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:15
Johannes Hahn

Pas votës pro për reformën në drejtësi nga ana e opozitës, ka reaguar edhe komisioneri Johannes Hahn. Ishte vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha se do bashkonte votat me mazhorancën që përmes një konsensusi të votohet reforma në drejtësi.

Përmes rrjetit social “Twitter”, komisioneri Hahn, thotë se kjo marrëveshje tregon përgjegjësinë që ka Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

#Shqipëria: Mirëpres lajmin inkurajues nga Lulzim Basha dhe PD se do të votojnë për reformën në drejtësi nesër. Kjo marrëveshje tregon lidership dhe përgjegjësi për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkaruan Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat