Reforma në drejtësi, Gjosha: Shqipëria më pranë standardeve europiane

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Gjosha: Shqipëria më pranë standardeve europiane

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:17
Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka përgëzuar dialogun e arritur nga politika shqiptare për të votuar nesër draftin e reformës në drejtësi. Ajo shprehet se Shqipëria tani është më pranë standardeve europiane.

“Krenare për Shqipërinë, krenare për dialogun dhe vullnetin e treguar nga klasa politike shqiptare e cila do t’i japë shqiptarëve reformën më të madhe të këtyre 25 viteve. Falënderojmë partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Nuland dhe Hahn për gjithë mbështetjen e dhënë. Sot Shqipëria më pranë standardeve europiane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat